E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusi, rrëzohet avioni presidencial, Tv: Kaczinski ka vdekur

MOSKE- Një avion tip ''Tupolev 154'', në bordin e të cilit ndodhej presidenti polak, Lech Kaczynski dhe  bashkëshortja e tij është rrëzuar gjate uljes në aeroportin rus Smolensk. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme polake, Piotr Paszkowski, citon AFP, thote se avioni u përplas me disa pemë, u rrëzua dhe më pas mori flak.

Për momentin nuk ka lajme për të mbijetuar. Sipas agjencisë së lajmeve Itar Tass, e cila citon zyrën e mbrojtjes civile ruse, viktimat e incidentit mund të jenë të paktën 87 të vdekur.  Pak minuta me vone, Guvernatori i Smolensk ka deklaruar per Tv rissa Viesti24 se : Nuk ka asnje te mbijetuar ndersa ne bordin e avionit ishin 132 persona.

Avioni po transportonte presidentin polak në Rusi, ku do të merrte pjesë në një ceremoni për të përkujtuar viktimat e Katyn në Rusi. Sipas mediave ruse, në zonën e uljes së avionit ishte mjegull e dendur. Avioni ka prekur majat e pemëve para se të përplasej në tokë.
Ne bordin e avionit ndodhej dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe zëvendësministri i Jashtëm, Andrzej Kremer
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›