E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes Kaczinski, Topi:I tronditur nga aksidenti tragjik

TIRANE- Presidenti i Republikës, Prof, Dr. Bamir Topi shpreh dhimbjen dhe tronditjen e thellë për humbjen e jetës së Presidentit të Republikës së Polonisë, Leh Kacinski, bashkëshortes së tij dhe delegacionit që e shoqëronte, si pasojë e një aksident ajror në Smolensk.

“Me hidhërim të thellë dhe tronditje mësova lajmin e aksidentit tragjik ku humbi jetën Presidenti Kacinski, bashkëshortja e tij dhe delegacioni zyrtar që e shoqëronte. Në emër të shtetit shqiptar dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të thella dhe më të sinqerta!

Në këto momente të vështira, ne ndajmë me ju dhimbjen e humbjes së pazëvendësueshme.”- thuhet ne njoftimin per shtyp te presidences.
(s.g/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›