E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusi shperfytyrohet drejtori artistik i baletit rus

Drejtori artistik i baletit rus Bolshoi Sergei Filin është sulmuar nga dy persona të maskuar të cilët i kanë hedhur acid në fytyrë.
‘U tremba, për të qenë i ndershëm mendova se do më qëllonin. E kuptova se dera nuk do të hapej pasi futa kodin, dhe fillova të vrapoj por ata ishin më të shpejtë. Më arritën dhe më hodhën dicka në fytyrë. Ai u kthye nga unë, e kishte fytyrën të mbuluar me një shall, maskë apo maskë, dhe i shiheshin vetëm sytë.
Duket i pabesueshëm një atentat kundër drejtorit të një komapnie baleti. Por në Moskë ka ndodhur pikërisht kjo. Një person i maskuar ka hedhur acid në fytyrën e 43 vjecarit Sergej Filin, i cili nga marsi i vitit 2011 ëshët drejtor i baletit të Bolshoit. Tashëm ai ëshët shtruar në spital me djegie të shkallës së tretë dhe rrezikon të humbasë shikimin.
Që atentati ka lidhje me pozicionin e tij në krye të një nga kompanive më të famshme të baletit në botë, tashmë nuk ka asnjë dyshim. Në fakt bashkëpunëtorët e Filin thonë se ai ka qenë objekt i kërcënimeve që nga koha e marrjes së psotit.
Dikur një balerin elegant dhe perfekt në rolet e tij të princit por dhe në komedi si Don Kishoti, ai pranoi të bëhej drejtor i një komapnie, klima brenda së cilës gjykohet si shumë e ashpër nga at që dikur kanë qenë pjesë e saj. Pavarësisht dëshmisë së vetë artisiti policia ruse nuk ka asnjë të dyhsuar apo pistë të saktë për identifikimin e autorëve. Filin ëshët shtruar aktualisht në një spital në Bruksel të specializuar për kurimin e djegieve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›