Sofie deshton atentati ndaj liderit politik

Ka dështuar atentati ndaj Ahmed Dogan, lider i lëvizjes për të drejtat e liritë, parti e minorancës turke në Bullgari. Gjatë një konference vjetore të partisë, në momentin kur Dogan po mbante fjalën e tij para delegatëve, një person me precedentë penalë, 25 vjecari Oktai Enimehmedov, i etnisë tukre, ëshët mgjitur në skenë duke i drejtuar pistoletën në fytyrë.
Disa nga delegatët dhe truprojet kanë ndërhyrë menjëherë duke bllokuar agresorin, ndërsa Dogan nuk ka pësuar asgjë. Më vonë policia ka bërë të ditur se atentatori kishte dhe dy thika me vete.
Pas incidentit nënkryetari i partisë e ka përshkruar aktin si një manifestim të tmerrshëm të politikës së urrejtjes.
Ndërsa deputetët socialistë e kanë komentuar këtë si një inskenim nga vetë partia e minoritetit turk.