Rusia: Bisedimet me Ukrainën janë pezulluar! Kievi: Nëse rifillojnë do drejtohen nga Zelensky

Procesi i negociatave mes Rusisë dhe Ukrainës janë pezulluar. Zëvendësministri i Jashtëm i Moskës, Andrei Rudenko tha se negociatat janë pezulluar pasi Ukraina është tërhequr nga tryeza e bisedimeve.
“Jo, negociatat nuk po vazhdojnë. Ukraina është tërhequr praktikisht nga procesi i negociatave,” tha ai.
Lajmin e ka konfirmuar negociatori i Ukrainës, Mikhailo Podolyak, i cili shtoi se nëse ato rinisin, në tryezën e dialogut do jetë vetë presidenti Volodymy Zelensky.
Më herët presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se “jo të gjitha urat diplomatike janë djegur” në bisedimet me Rusinë. / BBC
/rtsh.al/