E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Suedia nënshkruan aplikimin për anëtarësimin në NATO, Linde: Vendimi më i mirë!

Ministrja e Jashtme e Suedisë Ann Linde ka nënshkruar aplikimin për anëtarësimin e vendit në NATO. Linde deklaroi se brenda një dite do dorëzojnë aplikacionin së bashku me Finlandën teksa shtoi se ky është vendimi më i mirë që mund të marrë Suedia.

“Ndihet shumë e madhe, shumë serioze dhe duket sikur kemi arritur në një përfundim që është më i miri për Suedinë. Nuk e dimë sa kohë do të zgjasë, por llogarisim se mund të zgjasë deri në një vit. Tani këtë javë, ky aplikacion do të dorëzohet, së bashku me Finlandën, brenda një dite apo më shumë dhe më pas do të përpunohet nga NATO”, tha Linde.

Presidenti rus Vladimir Putin tha se hyrja e dy vendeve nordike në NATO nuk do të krijojë një kërcënim për Rusinë, por zgjerimi ushtarak në territor “me siguri do të shkaktojë përgjigjen ruse”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›