E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rusia: Bisedimet me Ukrainën konstruktive, po diskutojmë shkëmbimin e të burgosurve

Kreu i delegacionit të Rusisë në Turqi ka konfirmuar se shkëmbim i të burgosurve në shkallë të gjerë midis Moskës dhe Kievit është diskutuar përgjatë negociatave me qëllimin e arritjes së një armëpushimi  në të ardhmen.

Vladimir Medinsky tha se shkëmbimi i të burgosurve pritet që të lirohen 1 mijë të burgosur në vendet përkatëse.

Sa i përket diskutimeve ai tha se do të vazhdojnë pasi “secila palë do të paraqesë vizionin e saj për një armëpushim të mundshëm në të ardhmen, duke e detajuar atë me shkrim. ”

“Bisedimet e drejtpërdrejta me palën ukrainase sapo kanë përfunduar. Ne jemi të kënaqur me rezultatin dhe jemi të gatshëm të vazhdojmë kontaktet tona. Ja çfarë është rënë dakord: Së pari, në ditët e ardhshme, do të ketë një shkëmbim të të burgosurve në shkallë të gjerë: 1 mijë  për 1 mijë të burgosur.

Së dyti, pala ukrainase ka kërkuar bisedime të drejtpërdrejta midis krerëve të shteteve. Ne e kemi marrë këtë kërkesë dhe po e shqyrtojmë. Dhe e treta, ne kemi rënë dakord që secila palë do të paraqesë vizionin e saj për një armëpushim të mundshëm në të ardhmen, duke e detajuar atë me shkrim. Pasi të jenë paraqitur këto vizione, ne besojmë se është e përshtatshme-siç është rënë dakord gjithashtu për të vazhduar negociatat tona ”, ka deklaruar kreu i delegacionit të Rusisë në Turqi, Mendisky.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›