E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia Jo spekulime per armet ne Siri

Është e papranueshme të spekulosh mbi temat e armëve të shkatërrimit në masë për qëllime gjeopolitike në Siri.

Kështu ka deklaruar të hënën në Moskë ministri i Jashtëm rus, Sgerhiei Lavrov, lidhur me deklaratat e fundit të Perëndimit për përdorimin e armëve kimike në Siri. “Natyrisht që ka “lojtarë” të huaj të bindur se, për të përmbysur regjimin sirian, të gjitha mjetet janë të mira. Por tema e përdorimit të armëve të shkatërrimit në masë është shumë serioze dhe s’mund të bëhet shaka. Përdorimi i saj duke spekuluar për mua është e papranueshme”, ka SiriaSiri, kryeministri i shpëton atentatit Siria: SHBA dhe Britania po manipulojnë provatArmë kimike në Siri deklaruar Lavrov. Javën e kaluar kryeministri britanik, David Cameron tha se ekzistojnë “fakte të kufizuara” për përdorimin e armëve kimike nga ushtria siriane. “Është tejet serioze. Ky është krim lufte”, tha ai për BBC. BBC raportoi se Britania e Madhe arriti të mbledhë fakte brenda Sirisë dhe janë verifikuar nga Laboratori i Shkencës dhe Teknologjisë së Mbrojtjes. Të njëjtën ditë, Shtëpia e Bardhë tha se shërbimet sekrete, megjithese nuk kishin një informacion plotësisht të sigurte, besojnë se Siria ka përdorur gazin sarin. Duke folur për gazetaret në Abu Dabi, sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel tha se përdorimi i gazit sarin “shkel çdo konventë lufte”. Nga ana e saj, Siria mohoi të ketë përdorur, apo qoftë edhe të posedojë, armë kimike, duke akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë se po gënjejnë, duke ushtruar presion për përgatitje ofensive ndaj qeverisë së Damaskut.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›