E Martë, 3 Nëntor 2026

Rusia: Kemi marrë nën kontroll disa vendbanime në Ukrainën lindore

Ministria ruse e Mbrojtjes ka bërë të ditur se forcat e saj kanë marrë nën kontroll vendbanimin Sieverne, në perëndim të qytetit Avdiivka në rajonin lindor të Donetskut.

Pamjet e shpërndara në mediat sociale dhe të transmetuara nga CNN tregojnë forcat ruse brenda vendbanimit.

Ndërkaq, blogerët ushtarakë pro-ukrainas kanë raportuar gjithashtu humbjen e Sivernes.

“Njësitë tona u tërhoqën nga fshatrat e vegjël Sieverne dhe Stepove” tha zëdhënësi i grupit operacional dhe strategjik Tavria, Dmytro Lykhovii.

Oleksandr Tarnavsky, i cili drejton një grup trupash ukrainase, tha gjithashtu se Ukraina ka stabilizuar vijën e frontit në zonën e vendbanimeve Tonenke, Orlivka dhe Berdychi.

Ditën e djeshme të hënën, forcat ukrainase u tërhoqën nga fshati Lastochkyne, konfirmuan të dyja palët. Forcat ruse po intensifikojnë sulmet dhe po vazhdojnë të shtyjnë drejt perëndimit. Lastochkyne ndodhet gjithashtu pranë Avdiivka, ku Rusia ngriti flamurin e saj më 18 shkurt.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›