E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia: Kosova po stërvit rebelët sirianë

Rebelët sirianë, foto arkiv

Ministria e Jashtme e Rusisë ka shfaqur të hënën shqetësime për raportimet ku pretendohet se rebelët sirianë po trajnohen në Kosovë dhe se po stërviten nga anëtarë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) .

Ministria e Jashtme e Rusisë thotë se po krijohet baza ndërkombëtare për stërvitjen e rebelëve në Kosovë.

Moska shpreh shqetësimin se sipas saj, shndërrimi i Kosovës në bazë ndërkombëtare për ushtrimin e rebelëve për formacione të ndryshme të armatosura mund të jetë faktor kryesor destabilizues në Ballkan, citon Koha Ditore.

Sipas Moskës, qendrat stërvitore ndodhen në ish-bazat e UÇK-së. /Koha Ditore/

Përgatiti: E.L

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›