E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dënohet shqiptari, përdhunoi turisten amerikane

Abuzim seksual, foto arkiv

Shqiptari, i cili përdhunoi një turiste amerikane është dënuar me tre vjet dhe katër muaj burg nga një gjykatë në Itali.

Ngjarja në fjalë ndodhi në korrik të vitit 2006 në Itali, kur shqiptari Mirel.T, përdhunoi turisten amerikane me iniciale R.D në një lokal në Firence, ku zhvillohej një festë.

Ndërkohë që vajza kishte shkuar në tualet, duke përfituar nga rasti, djali e mbylli 19-vjeçaren në njërën nga banjat, për të abuzuar seksualisht me të.

Pas ngjarjes, djali u largua duke e lënë vajzën përtokë, teksa kjo e fundit pas ndihmës së marrë denoncoi në polici autorin.

Ndaj shqiptarit në vendimin e dhënë u vu dhe një gjobë disa mijëra euro, si dëmshpërblim për vajzën. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›