Sulmi me thikë në Kanada, gjendet i vdekur një nga të dyshuarit

Policia kanadeze ka gjetur trupin e një prej dy vëllezërve të kërkuar për sulmin masiv me thikë që la të vdekur 10 persona dhe 18 të plagosur në provincën e Saskatchewan të dielën.
Një oficer tha se Damien Sanderson, 31 vjeç, kishte lëndime që nuk dukeshin të vetëshkaktuara, por nuk dha detaje.
Ai u gjet në James Smith Cree Nation, komuniteti indigjen ku jetonin shumica e viktimave.
Vëllai i Sanderson është i lirë dhe i rrezikshëm, shprehet policia për BBC.
rtsh.al/