Rusia akuzon SHBA për sulmin mbi Kremlin: Qëllim, vrasja e Vladimir Putin

Rusia ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se qëndrojnë pas një sulmi me dron gjatë natës në Kremlin. Rusia pretendon se sulmi kishte për qëllim vrasjen e Presidentit Vladimir Putin
Deklarata është bërë nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili tha se “vendimet për sulme të tilla nuk merren në Kiev, por në Uashington. Kiev bën vetëm atë që i thuhet të bëjë”.
Peskov nuk dha asnjë provë për të mbështetur pretendimet, por ai tha se një hetim urgjent ishte duke u zhvilluar, raporton BBC.
Një ditë më parë (3 maj), zyrtarët amerikanë thanë se Shtëpia e Bardhë nuk kishte asnjë paralajmërim për një sulm me dron në Kremlin.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi dyshime mbi akuzat e Kremlinit pas ngjarjes dhe tha se “Unë do të merrja çdo gjë që dilte nga Kremlini me një kripe shumë të madhe”.
Ukraina ka mohuar gjithashtu përgjegjësinë për sulmin.
/rtsh.al/