Zgjedhjet në Turqi, rivali i Erdoganit Kilicdaroglu premton paqe dhe demokraci

Rivali i Erdogan në zgjedhjet e 14 majit, Kllëçdarollu, është shprehur se nëse fiton, në vend do të mbizotërojë paqja dhe demokracia.
Kandidati për president i Turqisë Kemal Kilicdaroglu , i mbështetur nga aleanca opozitare e përbërë nga gjashtë parti, është shprehur se nëse fiton në zgjedhjet e 14 majit, ai do të sjellë liri dhe demokraci në vend.
“Rinia do demokraci. Nuk duan që policia t’u shkojë në derë në mëngjes vetëm sepse postuan dicka në tuiter”, tha Kilicdaroglu.
Kilicdaroglu është rivali kryesor i presdientit actual Rexhep Taip Erdohan dhe është disa pikë para në sondazhe. Kjo garë e ngushtë pritet të çojë në mbajtjen në dy raunde të presidencialeve.
“Aktualisht turqit, mund të shkojnë në burg se fyejnë presidentin. Shumë kanë shkuar. Po iu them të rinjve se të rinjtë mund të më kritikojnë lirisht. Garantoj se ata do ta kenë këtë të drejtë”, u shpreh 74 vjeçari i cili gjithashtu kryeson partinë kryesore opozitare, Partinë republikane të popullit.
Disa nga mbështetësit e Kilicdaroglu kanë shprehur frikë për sigurinë e tij, por Kilicdaroglu tha se ky është çmimi për t’u paguar për përfshirjen në politikën turke. “Të jesh në politikë në Turqi do të thotë të zgjedhësh një jetë me rreziqe. Do të eci në rrugën time çfarëdo të bëjnë Erdogan dhe aleatët e tij. Ata nuk mund të më frikësojnë”, theksoi Kilicdaroglu.
Presidenti Erdogan, 69 vjeç, është tallur me rivalin e tij në të shkuarën duke thënë se ai s’është i aftë të drejtojë qoftë edhe një dele. Por ky pretendim duket se nuk qëndron. Në mitingjet e mbajtura, kandidati opozitar përshëndetet nga një valë mbështetësish që valëvisin flamuj citon BBC
/rtsh.al/