E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusia apel qytetarëve: Kujdes mos ekstradoheni në SHBA

Rusia u ka tërhequr vërejtjen qytetarëve të saj, që kërkohen nga Shtetet e Bashkuara, që të mos i vizitojnë vendet, të cilat kanë marrëveshje ekstradimi me SHBA-të.

Ministria e jashtme e Rusisë, ka deklaruar se burgosjet e shtetasve rusë në disa vende të ndryshme, me kërkesë të agjencive për zbatim të ligjit të Shteteve të Bashkuara, me qëllim ekstradimin e tyre dhe ndjekjen në Shtetet e Bashkuara, janë bërë gjë e shpeshtë.

Çështja e ekstradimit shpeshherë ka shkaktuar tensione ndërmjet Moskës dhe Uashingtonit.

Mosmarrëveshjet veçanërisht ishin të ashpra gjatë muajve të fundit lidhur me rastin e ish-kontraktorit amerikan të inteligjencës, Edward Snowden, i cili këkrohet nga Shtetet e Bashkuara, për akuza për spiunazh, por atij i është dhënë azil në Rusi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›