Rusia dëbon diplomatët e Suedisë, Gjermanisë e Polonisë

Njoftimi për dëbimin e diplomatëve të këtyre vendeve vjen menjëherë pasi Ann Linde vizitoi Rusinë, për shkak të arrestimit të Alexei Navalny.
Motivimi i Kremlinit për vendimin e tij është që diplomati suedez duhet të ketë marrë pjesë në një demonstratë për liderin e opozitës Alexei Navalny.
Ministria e Jashtme suedeze përgënjeshtron se diplomati suedez kishte marrë pjesë në demonstrata, por ai ka “vëzhguar” demonstratën.
Ministrja e Jashtme Ann Linde dënoi veprimet e Rusisë.
Vendimit të ministres së Jashtme suedeze iu bashkua edhe kancelarja gjermane Angela Merkel.
“Suedia do të veprojë në një mënyrë të përshtatshme në lidhje me këtë gjest jo miqësor”, deklaroi Ann Linde për mediet suedeze.
Të dielën, lideri i partisë së Moderuar suedeze, Ulf Kristersson ,kërkoi një përgjigje nga institucionet shtetërore.
”Përgjigja e vetme e arsyeshme është dëbimi i diplomatëve rusë nga vendet tona”, deklaroi ai.
Ai beson se Gjermania dhe Polonia duhet të bëjnë të njëjtën gjë.
“Suedia tani duhet qartë dhe së bashku me Poloninë dhe Gjermaninë t’i përgjigjen veprimeve të Rusisë. Duhet të ketë pasoja për të shkelur të drejtën ndërkombëtare ”, deklaroi ai përmes Facebook.
Tutje, Kristersson shtoi se “regjimi rus rikonfirmon se nuk kujdeset për të drejtat themelore të njeriut ose rregullat themelore ndërkombëtare të lojës midis shteteve.”
Ndërkaq përgjigjia e ministres së Jashtme, Ann Linde ndaj veprimit të Rusisë është se Suedia mund të veprojë të njëjtën monedhë, por pret vendimet nga Polonia dhe Gjermania, diplomatët e të cilave u dëbuan gjithashtu nga Rusia.
“Ne jemi koordinuar gjatë fundjavës dhe do të përgjigjemi në një mënyrë të qartë”, thotë Linde në mediet suedeze.
Tutje ajo shtoi se ne do të veprojmë së bashku, sepse do të jetë më e rëndësishme përgjigjia kur i tregojmë se nuk jemi vetëm.
Ajo gjithashtu reagoi për sanksione të mëtejshme kundër Rusisë nga BE./ RTK