Udhëtimet e trenave të mallrave Kinë-Evropë rriten në janar

Numri i trenave të mallrave Kinë-Evropë arriti 1165 në janar, me 66 për qind rritje nga viti në vit, treguan të dhënat nga “China State Railway Group Co., Ltd”, cituar nga “Xinhua”. Ky ishte muaji i nëntë radhazi që udhëtimet e trenave të mallrave Kinë-Evropë tejkaluan kuotën 1000, sipas kompanisë.
Trenat e mallrave kanë luajtur një rol vendimtar në stabilizimin e zinxhirit ndërkombëtar të furnizimit të logjistikës, duke promovuar tregtinë kino-evropiane dhe duke ndihmuar në luftën globale kundër epidemisë Covid-19.
Rreth 9.97 milionë pjesë furnizime anti-epidemike, me peshë 80.000 tonë, janë dërguar në vendet evropiane duke përfshirë Gjermaninë, Poloninë dhe Belgjikën nga trenat që nga shpërthimi i epidemisë, tha kompania.