E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia dhe Kina hidhërojnë Shtëpinë e Bardhë

Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara po punojnë me partnerët e tyre ndërkombëtar për të shtuar presionin ndaj presidentit të Sirisë, Baschar Al Assad, përfshi planin e ri për grupin “Miqtë e Sirisë, Shtëpia e Bardhë vazhdon të shprehë pakënaqësinë lidhur me Kinën dhe Rusinë.

Pas vetos ndaj rezolutës së Këshillit të Sigurimit të shtunën, ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Susan Rice, tha se Shtetet e Bashkuara ishin të indinjuara nga votat, për të cilat tha se ndaluan vendet anëtare që të trajtonin krizën që po thellohet në Siri dhe kërcënimin në rritje ndaj paqes dhe sigurisë rajonale.

Në konferencën për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, sekretari i shtypit Jay Carney u pyet nëse presidenti Barack Obama do të përdorte të njëjtën gjuhë që kishte përdorur ambasadorja Rice. Ai tha se ndjenjat që kishte shprehur Rice reflektojnë zhgënjimin e madh me Kinën dhe Rusinë.

“Ndjenjat që ambasadorja po shprehte reflektojnë zhgënjimin tonë të madh me pozitën e ndërmarrë. Ne do të vazhdojmë të kemi diskutime me të gjithë partnerët tanë ndërkombëtar në Këshillin e Sigurimit dhe gjetkë, dhe do të vazhdojmë të punojmë me të tjerët, “Miqtë e Sirisë” për të ushtruar presionin e duhur ndaj qeverisë së Assadit”, theksoi Carney.

Sekretari i shtypit Carney tha se Shtetet e Bashkuara për momentin nuk po shqyrtojnë mundësinë e armatosjen së opozitës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›