E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthim spektakolar i Rick Santorum

Ish-senatori nga Pensilvania, Rick Santorum, doli fitues në votimet e republikanëve për nominim presidencial në shtetet Minessota dhe Kolorado. Ai doli i pari edhe në votimet preferenciale presidenciale jo obliguese në shtetin Missouri.

Në Minessota, Santorum fitoi 45 për qind të votave, Ron Paul ishte i dyti me 27 për qind, ndërsa Mitt Romney, ishte i treti me 17 për qind.

Ish-kryesuesi i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit amerikan, Newt Gingrich, fitoi 11 për qind të votave.

Në Kolorado, u zhvillua luftë më e ngushtë: Santorum fitoi 38 për qind, Romney 35 për qind, ndërsa Gingrich dhe Ron Paul, fituan nga 13 për qind të votave.

Rick Santorum, para mbështetësve të tij në Saint Charles të Missourit, e kritikoi rivalin Mitt Romney, duke e krahasuar me Barack Obamën.

“Konservatorizmi është gjallë dhe mirë në Missouri dhe Minessota”, tha Santorum.

Fituesi i nominimit republikan për kandidat për president, në muajin nëntor të këtij viti do të ballafaqohet me presidentin aktual, Barack Obama.

Përndryshe, pas fitoreve në këto shtete Santorum hapi sërish garën në radhët e kandidatëve republikanë, në kuadër të së cilës Romney edhe më tutje konsiderohet favorit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›