Rusia dhe Kina, veto kundër rezolutës me sanksione ndaj Sirisë

Bëhet fjalë për të tretën herë që ndodh e njëjta strategji e një vetoje të dyfishtë ruso-kineze në përpjekjet e OKB-së për të ushtruar presion mbi Damaskun, që prej fillimit të konflitit në Siri 16 muaj më parë.
Dy vetot e mëparshme nga po të dyja fuqitë janë përdorur në muajt tetor të vitit 2011 dhe shkurt të 2012-ës.
Nga 15 vendet anëtare, rezoluta u mbështet vetëm nga 11 anëtarë, u kundështua nga 2 prej tyre dhe 2 të tjerët abstenuan.
Kjo veto dyfishe solli reagimin e menjëhershëm të Francës zyrtare, e cila e ka cilësuar këtë si një rrezik për misionin e të caktuarit të OKB-së për Sirinë, Kofi Anan.
“Vetoja ruso-kineze në Këshillin e Sigurimit në OKB rrezikon përpjekjet ndërmjetësuese të Kofi Anan”, deklaroi ambasadori francez Gerard Araud, pas bllokimit që iu bë rezolutës.
"Të refuzohen mekanizmat e presionit që ka kërkuar Kofi Annan, është shkatërrimi i këtij misioni ndërmjetësimi. Ky bllokim i lë kohë dhe i jep mundësi regjimit sirian të eliminojë opozitën'', deklaroi ai.
/Start/E.G/
2012-07-19 19:42