Policia asgjëson 1830 bimë narkotike në Vlorë

Së bashku me drogën e asgjesuar, u arrestuan edhe pronarët e tokave ku ishte mbjellë lënda narkotike.
Burime zyrtare nga policia e qytetit bregdetar bënë të ditur të enjten se në pranga janë vënë Vasia Islamaj, 60 vjeç dhe Erion Shakaj, 19 vjeç, banorë të fshatit Armen, 20 km në lindje të Vlorës, si dhe Armir Bendaj e Dritan Gremo, 36 dhe 30 vjeç, banorë të fshatrave Panaja në Vlorë dhe Livadhja në Sarandë, në oborret e banesave të të cilëve, u zbuluan bimët narkotike të asgjësuara.
Sipas disa burimeve bëhet e ditur se operacioni i koduar "Asgjesimi përfundimtar", i përbërë nga 5 grupe specialistësh, me të gjitha pajisjet logjistike për monitorimin dhe asgjësimin e drogës, është shtrirë në të gjithë gjeografinë e Qarkut të Vlorës.
Në fshatrat e po të njëjtit rreth, 20 ditë më parë, Policia e Vlorës asgjësoi 490 bimë narkotike, të llojit kanabis sativa dhe arrestoi një person , i akuzuar si kultivuesi i drogës./Start/
2012-07-19 21:00