Rusia dhe Turqia “harrojnë” mosmarrëveshjet për Sirinë

Gjatë vizitës së Putinit në Turqi pati sërish mendime të kundërta rreth çështjes për t´i dhënë fund luftës civile në Siri. Por dy vendet premtuan për të thelluar bashkëpunimin dypalësh në një sërë fushash. "Ne biem dakord në nevojën për t´i dhënë fund konfliktit në Siri, por kemi ide të ndryshme se si duhet të ndërtohet e ardhmja siriane," tha Putin në një konferencë të përbashkët për shtyp me Erdogan. "Diskutuam këtë çështje sot me kolegët turq, dhe arritëm në konkluzione me ide të reja, të cilat kërkojnë analiza dhe planifikime të mëtejshme," tha Putin.
Erdogan gjithashtu minimizoi dallimet mes Rusisë në Siri dhe tha se kanë udhëzuar ministrat e tyre të jashtëm për të punuar më nga afër në rrugët që çojnë drejt fundit të luftës civile në Siri.
Kryeministri turk theksoi tregtinë në rritje brenda një kohe të shkurtër me Rusinë dhe një bashkëpunim energjetik edhe më të ngushtë.