Ngrohja globale, sfidë globale

Ban tha në një takim të OKB-së mbi ndryshimin e klimës në Doha të Katarit se askush nuk është i mbrojtur ndaj ngrohjes globale, qofshin të pasur apo të varfër. Ai e quajti klimën një sfidë për të gjithë racën njerëzore, për mënyrën e jetës, si dhe për planet për të ardhmen.
Zyrtarët nga rreth 200 vende janë mbledhur në Doha për të marrë parasysh zgjerimin e Protokollit të Kjotos, të miratuar në vitin 1997, për pakësimin e çlirimit të gazrave të prodhuara nga efekti serrë. Ban kërkon që protokolli, i cili pritet të skadojë në fund të këtij viti, të shndërrohet në një marrëveshje me rregulla më të rrepta, që mund të negociohet dhe të hyjë në fuqi në vitin 2020.
Shtetet e Bashkuara kurrë nuk e kanë ratifikuar Protokollin e Kjotos, ndërsa ekonomitë e tjera të mëdha, duke përfshirë Rusinë dhe Japonia, janë tërhequr nga kjo marrëveshje. Ata thonë se Protokolli nuk i mbulon ekonomitë në rritje dhe ndotëse të mëdha, si Kina dhe India.