E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rusia dhe Ukraina bien dakort për rrugët e propozuara të evakuimit humanitar në armëpushimin 12-orësh

Ushtria ukrainase ka rënë dakord për një armëpushim 12-orësh me Rusinë të mërkurën për të lejuar civilët të arratisen përmes korridoreve humanitare, tha zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk raporton CNN.

Vereshchuk shtoi se kryeministri Denys Shmygal do të bisedojë me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq të mërkurën rreth rrugëve të propozuara për armëpushimin, i cili zgjat nga ora 9 e mëngjesit deri në 21:00 sipas kohës lokale.

I bëj thirrje Federatës Ruse: ju keni bërë një angazhim zyrtar publik”, tha ajo.   Vereshchuk tha se armëpushimi do të lejonte civilët të arratiseshin përmes “korridoreve të gjelbërta” në zonat e mëposhtme:
  • Energodar-Zaporizhia
  • Sumy-Poltava
  • Mariupol-Zaporizhia
  • Volnovakha-Pokrovsk
  • Izium-Lozova
  • Vorzel, Bucha, Irpin, Borodyanka, Gostomel-Kiev

Vereshchuk theksoi dy rrugë në veçanti – evakuimin e civilëve nga qyteti port i Mariupol dhe qyteti lindor i Volnovakha, të cilat të dyja janë rrethuar nga forcat ruse për disa ditë.

“Banorët e Volnovakha-s kthehen nga unë dhe më kërkojnë që të përmbush premtimin e Federatës Ruse sot, njerëzit duhet të jenë në gjendje të largohen nga vendet ku tani fshihen nga breshëri i GRAD-ve [raketave] dhe zjarri shkatërrues që është duke i vrarë ata”, tha ajo.

Vereshchuk tha se do të ketë gjithashtu një operacion special për evakuimin e një jetimoreje pranë Kievit, në periferi të Vorzel. Ajo tha se atje ishin 55 fëmijë dhe 26 anëtarë të stafit.

/rtsh.al/      

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›