Rusia do të furnizojë boten me 300 ton naftë, Zelensky: Është një investim në një luftë që duhet të përfundojë, jo të zgjatet!

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ditën e djeshme njoftoi se Rusia do të furnizojë tregjet amerikane dhe ato globale në mënyrë të menjëhershme me 300 mijë tonë naftë. Ndërkohë Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kritikuar ashpër këtë marrëveshje, duke e cilësuar atë si një dhuratë për Putin dhe një mbështetje indirekte për luftën e Moskës kundër Ukrainës. “Është një investim në një luftë që duhet të përfundojë, jo të zgjatet”, deklaroi Zelensky, duke paralajmëruar se Rusia do ta shpërblejë këtë marrëveshje me akte të tjera terrori.