E Diel, 1 Nëntor 2026

Transportonte emigrantë te paligjshëm nga Filipinet dhe Afganistani në Mal të Zi, arrestohet i riu në Shkodër

Në Shkodër, një operacion policor goditi një tjetër rast të tentativës për të kaluar në mënyrë të paligjshme në kufi, emigrantë nga vendet e treta. Policia arrestoi në flagrancë një 23-vjeçar me banim në Urën Vajgurore, duke transportuar me automjet 7 emigrantë nga Filipinet dhe Afganistani, të cikët synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme në Malin e Zi. Shërbimet e Policisë Kufitare e ndaluan në segmentin rrugor Vukpalaj–Aliaj, ndërsa automjeti u sekuestrua.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›