E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusia duhet të bëjë më shumë për dënimin e krimeve të Stalinit - për të mirën e sajNga “The Economist”Çdo vend thekson pjesët e mira të historisë së tij dhe injoron të këqijat. Dëshira e Rusisë që askush të mos harrojë sakrificat e mëdha që populli i

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Rusia duhet të bëjë më shumë për dënimin e krimeve të Stalinit - për të mirën e sajNga “The Economist”

Çdo vend thekson pjesët e mira të historisë së tij dhe injoron të këqijat. Dëshira e Rusisë që askush të mos harrojë sakrificat e mëdha që populli i saj bëri në Luftën e Dytë Botërore - ajo bëri më shumë se çdo vend tjetër për mundjen e nazizmit - është e kuptueshme. Megjithatë, këmbëngulja e saj për të fshirë pjesët e saj të errëta shkon përtej lëmimit normal të imazhit dhe renditet në tiparet më djallëzore gjatë dhjetë viteve të Vladimir Putinit si forca politike dominante në Rusi.

Në ceremonitë përkujtimore në Gdansk, zoti Putin u ofroi pak ngushëllim polakëve mirëpritës. Ndryshe nga media zyrtare në javët e fundit, ai nuk fajësoi Poloninë për fillimin e luftës, ose të pretendonte se pushtimi i Polonisë nga Bashkimi Sovjetik më 17 shtator 1939 ishte i justifikuar. Ndryshe nga një sërë komentuesish rusë, ai nuk pretendoi se nazistët, jo sovjetikët, bënë masakrën e 20 mijë oficerëve polakë dhe intelektualë në 1940. Dhe ndryshe nga librat e historisë ruse, që flasin kryesisht për “luftën e madhe patriotike” që filloi vetëm kur Hitleri sulmoi Bashkimin Sovjetik në 1941, ai e pranoi 1 shtatorin 1939 si fillimin e konfliktit.

Megjithatë pohimet e tij ende reflektojnë shqetësim. Nën udhëheqjen e tij, Rusia e ka rishkruar historinë për të rikthyer versionin e Stalinit, në të cilin Bashkimi Sovjetik nuk ndihet fajtor për luftën ose për skllavërimin e Evropës Lindore. Ai e ka përshkruar shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik si katastrofën gjeopolitike të shekullit të njëzetë, e cila bie ndesh me ata që e shikojnë fundin e komunizmit si çlirim të bekuar. S’është për t’u çuditur që disa në Evropën Lindore shikojnë një revanshizëm të ri shqetësues.

Përveç rishkrimit të historisë, zoti Putin ka mbyllur arkivat përsëri dhe i ka kriminalizuar përpjekjet për të kundërshtuar versionin e tij të historisë. Sipas një ligji të ri, kushdo që “falsifikon” versionin e Kremlinit për historinë, për shembull duke barazuar Hitlerin me Stalinin, dy vrasësit në masë më të egër të shekullit të njëzetë, mund të dënohen. Është e ndaluar gjithashtu të thuash se 1945 nuk solli lirinë, por pushtim të ri për Evropën Lindore.

Të gjitha këto janë një hap i madh mbrapa nga 1990, kur Boris Jelcini i pranoi me guxim tmerret e Rusisë në të shkuarën. Në 1991 ai i kërkoi falje Estonisë për aneksimin me forcë nga Bashkimi Sovjetik. Ai hapi edhe arkivat sekrete sovjetike të kohës së luftës. Kjo e vendosi Rusinë në të njëjtën situatë me Gjermaninë e pasluftës, e cila ka harxhuar dekada në kërkim të pajtimit me viktimat e nazizmit.

Vendasit, viktimat më mëdha

Ashtu siç Rusia vuajti më shumë nga komunizmi, edhe dëmi më i madh nga ringjallja e historisë së variantit sovjetik Rusisë i bëhet. Mediet ruse, sidomos televizionet, ofrojnë në mënyrë të përsëritur një përsëritje toksike ksenofobie dhe shovinizmi. Kremlini e përdor historinë si armë që të nënkuptojë se vendet e Evropës që e shikojnë historinë ndryshe janë nazistë të maskuar. Gjithashtu e përdor si taktikë për të justifikuar mungesën e lirisë në vend si çmim për të luftuar armiqtë e jashtëm imagjinarë.

Rinovimi i stacionit të metrosë Kurskaya riktheu një pllakat që glorifikon Stalinin për frymëzimin e “punës dhe heroizmit”. Rehabilitimi i diktatorit është një tradhti e turpshme e vuajtjeve të rusëve të thjeshtë. Kremlini duhet ta pranojë se Stalini ishte bashkëpunëtor i Hitlerit para 1941, dhe që aleanca e tyre e bëri luftën më të tmerrshme se ç’mund të kishte qenë, qoftë edhe për popullin e Bashkimit Sovjetik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›