Një ditë e bukur në plazh e shkatërruar nga mungesa e respektitNga Diane Tromans-BergShqipëria është një vend i mrekullueshëm, me një natyrë të bukur dhe ku mund të arrihen gjëra të mëdha. Por kjo do të ndodhë, vetëm nëse shqiptarët kanë besim në vet
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Një ditë e bukur në plazh e shkatërruar nga mungesa e respektitNga Diane Tromans-BergShqipëria është një vend i mrekullueshëm, me një natyrë të bukur dhe ku mund të arrihen gjëra të mëdha. Por kjo do të ndodhë, vetëm nëse shqiptarët kanë besim në vetvete dhe në perspektivën e vendit të tyre. Dhe ajo çka është më e rëndësishme, shqiptarët duhet të respektojnë vendin e tyre, veten e tyre, si edhe të gjithë shqiptarët e tjerë.
Udhëtimi ynë për te Plazhi i Gjeneralit fundjavën e shkuar ishte ajo çka na dha shkas për këtë shkrim. Ky gji i bukur dhe i pandotur të jep mundësinë të kalosh një ditë të bukur larg Tiranës, ku mund të shijosh më të mirën që Shqipëria mund të të ofrojë - kënaqësinë e diellit, ushqimin e freskët dhe shoqërinë e mirë. Qeveria sapo ka mbaruar ndërtimin e rrugës lokale dhe nëse nuk ka trafik, udhëtimi zgjat afërsisht 80-90 minuta.
Por kjo kënaqësi mbaron, kur përballesh me shoferët dhe trafikun gjatë rrugës, kur largohesh nga plazhi, në rrugën midis Kavajës dhe autostradës Tiranë-Durrës. Po, është e vërtetë që rruga është në ndërtim, por pse 20-30% e njerëzve duhet të lëvizin në krah të kundërt të rrugës duke shkaktuar gjashtë radhë makinash që udhëtojnë në drejtim të veriut në një autostradë të planifikuar për 2 korsi në vajtje dhe 2 në kthim? Ata shkelin ligjin dhe kjo është mjaft e rrezikshme. Gjithashtu, dhe policia nuk është e aftë ose nuk ka dëshirë të bëjë diçka për këtë (çfarë i pengon ata për t’i ndaluar këto makina dhe për t’i gjobitur?) Por ndoshta më e rëndësishmja është se këta njerëz tregojnë një mospërfillje të plotë për miqtë e tyre, fqinjët dhe çdo qytetar tjetër shqiptar. Qytetarët e pafajshëm që zbatojnë ligjin vonohen në të dyja drejtimet - në vajtje dhe në kthim - sepse këta njerëz të papërgjegjshëm shkaktojnë vonesa të panevojshme në trafik.
Natyrshëm lind pyetja: Me të vërtetë mendoni se ia vlen? Është e vërtetë që mund të kurseni 10-15 min kohë. Por kjo ndodh në kurriz të sigurisë - 50 shqiptarë humbën jetën vetëm në korrik! Dhe duke shkatërruar gjithashtu ditën e te gjithë njerëzve në plazh. Pra, herën tjetër kur të shihni pak hapësirë të lirë në korsinë e kundërt, ju lutemi mendohuni dy herë para se të hyni - mos e shkatërroni Shqipërinë për të gjithë. Gur, gur bëhet kalaja!
Shënim: Kjo letër është shkruar për gazetën “Albanian Daily News” nga Diane Tromans-Berg dhe vajzat e saj, Hannah Berg (13), Juliette Berg (9)