Rusia e Serbia firmosin sot paktin per energjine

Kryeministri i Serbise, Mirko Cvetkovic konfirmoi nenshkrimin sot ne Moske te traktatit mbi marreveshjen energjetike mes Serbise dhe Rusise. Pas bisedimeve maratone dhe kundershtimeve te shumta te nje pjese te qeverise, opozites dhe disa mediave serbe, tekstin e traktatit e ka parapercaktuar qeveria e Serbise.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code
Per te nuk kane votuar pese ministra nga Partia "G 17 plus", te cilet konsiderojne se kjo marreveshje eshte e demshme per Serbine, sepse nuk percjell asnje garanci financiare veç atyre politike. Paketa pritet te nenshkruhet nga presidenti rus Dimitrij Medvedev dhe ai serb, Boris Tadiq.
Cvetkovic tha se jane eliminuar te gjitha mosmarreveshjet dhe Serbia ka marre garanci politike per zbatimin e marreveshjes per ndertimin e gazsjellesit te njohur si "Rrjedha Jugore". Serbia i shet 51 per qind te kapitalit te Industrise se Naftes NIS, firmes Gasprom te Rusise, me cmimin 400 milione euro.