E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci: Njohja nga Serbia, e pashmangshme

Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci, ka deklaruar se njohja e Kosoves si shtet nga Serbia eshte e pashmangshme dhe se autoritetet e Beogradit jane shume te vetedijshme per kete fakt.

“Serbia “de facto” e ka njohur Kosoven si shtet. Por, duhet durim, perkushtim, dhe kohe qe te njihet edhe “de jure”. Njohja e Kosoves si shtet nga Serbia eshte e pashmangshme dhe autoritetet e Beogradit jane te shume te vetedijshme per kete fakt”, ka deklaruar Thaci ne nje interviste per VOA.

Kryeministri i Kosoves ka theksuar se Prishtina eshte e gatshme te diskutoje me Beogradin per ceshtje me interes te perbashket dhe per te pasur nje fqinjesi te mire, por kurrsesi per statusin, pasi sipas tij kjo ceshtje eshte zgjidhur perfundimisht.

“Per integritetin territorial te vendit tone, te shtetit tone, ne asnje rrethane dhe asnjehere nuk do te kete bisedime ndermjet Prishtines dhe Beogradit. Kosova sot eshte shtet dhe eshte njohur nga 53 vende te fuqishme. Por ne jemi shume te perkushtuar qe te ndertojme marredhenie te shkelqyera si vende fqinje jo vetem me Maqedonine, Shqiperine dhe Malin e Zi, por edhe me Serbine”, ka shtuar Thaci.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›