E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia e kënaqur për braktisjen e sistemit antirraketë

"Nëse Shtetet e Bashkuara kanë efektivisht  si qëllim të braktisin planet e tyre për dislokimin e elementëve të një mbrojtjeje antiraketë në Poloni dhe në Republikën Çeke, ky sigurisht është një lajm i mirë", deklaron për agjencinë Interfax një burim i Ministrisë së Jahstme ruse.
 
"Ne presim një konfirmim zyrtar nga Uashingtoni. Nëse merret një vendim i tillë, shqetësimet e palës ruse do të merren parasysh dhe kjo do të kontribuojë për zhvillimin e marrëdhënieve ruso-amerikane", shtoi një burim në Ministri cituar nga Itar-Tass.
     
Sipas "Wall Street Journal" të ditës së sotme, SHBA parashikon të heqë dorë nga projekti i saj në Evropë, duke vlerësuar se programi iranian i raketave me rreze të gjatë veprimi nuk përbën një rrezik imediat për kontinentin amerikan dhe Kontinentin e Vjetër.  
     
Presidenti Barak Obama kishte urdhëruar rishqyrtimin e projektit  të mburojës antiraketë të paraardhësit të tij, që ka si qëllim të kundërshtojë kërcënimet që vijnë nga vende si Irani.     

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›