Netanjahu shpërfill takimin me Abasin
Ai shprehet se nuk e di ende nëse do të ketë një takim të tillë, duke theksuar se nuk e kërkuar këtë gjë. Propozimet për takim u publikuan në prag të një takimi tjetër në Izrael mes Netanjahut dhe të dërguarit special amerikan, Xhorxh Mitçell, i treti që prej fillimit të javës.
Mitçell, i cili zhvilloi një vizitë tjetër në rajon për të tentuar rifillimin e negociatave për paqe, po bën përpjekje për të arritur një kompromis mbi kolonizimin izraelit që mund t'i hapë rrugën takimit të parë zyrtar mes Netanjahut dhe Abasit nën drejtimin e presidentit amerikan, Barak Obama.
Kjo pritet të ndodhë gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ku do të marri pjesë edhe Netanjahu me Abasin.
Netanjahu përsëriti përveç të tjerash kundërshtimin e tij për një ndërprerje të plotë të kolonizimit kërkuar nga SHBA-ja dhe vendet arabe dhe evropiane. "Ndërtimi vazhdon dhe do të vazhdojë'', përsëriti ai.