E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rusia evakuon në Uzbekistan diplomatët e saj në Afganistan

Diplomatët rusë me detyrë në qytetin Mazar-i Sharif të Afganistanit janë evakuuar në Uzbekistan.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Uzbekistanit, Yusuf Kabuljanov në një deklaratë me shkrim tha se “Aktualisht diplomatët me detyrë në konsullatën Mazar-i Sharif të Federatës së Rusisë e cila ndodhet në qytetin Hairatan të Afganistanit, janë evakuuar në mënyrë të sigurt në Uzbekistan”.

Kohët e fundit situata në kufirin mes dy vendeve është tensionuar pasi talebanët kanë marrë nën kontroll disa rajone të Afganistanit në afërsi të kufirit me Uzbekistanin.

Rreth 100 ushtarë afganë që u larguan nga sulmet e talebanëve u strehuan në territorin e Uzbekistanit./AA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›