Borrell: BE pret që Izraeli të ofrojë perspektivë politike për t’i dhënë fund konfliktit

Bashkimi Evropian pret që Izraeli t’i japë fund konfliktit të tij me Palestinën brenda kornizës së një zgjidhjeje me dy shtete dhe vëren se siguria e Izraelit do të sigurohet vetëm në këtë mënyrë, tha të hënën shefi i politikës së jashtme të bllokut, Josep Borrell.
Duke treguar se “siguria e Izraelit nuk është e negociueshme”, Borrell pas një takimi të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së tha se “në të njëjtën kohë, ne presim që Izraeli të ofrojë një perspektivë politike për t’i dhënë fund konfliktit. Gjetja e një zgjidhjeje me palestinezët mund vetëm të kontribuojë në sigurinë e Izraelit”.
Lidhur me situatën në Afganistan, Borrell tha se “luftimet kanë një ndikim të madh mbi civilët”.
“Ministrat, njëzëri, u kanë bërë thirrje talebanëve që të përfshihen në negociata thelbësore të paqes”, shtoi ai.
Borrell po ashtu u bëri thirrje aktorëve rajonalë të kontribuojnë në procesin e paqes afgane.
Që kur presidenti i SHBA-së, Joe Biden njoftoi planin e tërheqjes nga Afganistani në maj, talebanët kanë marrë mbi 150 distrikte në vendin e shkatërruar nga lufta./AA