Rusia jashtë Botërorit, Sllovenia bën mrekullinë
Kështu, pas tre sukseseve të mëparshme me Hollandën, Korenë e Jugut dhe Australinë, Gus Hidink nuk ia del të shkojë në Kampionatin Botëror për të katërtën herë rresht.
Në sfidën e luajtur mbrëmë, sllovenët vendas e nisën lojën menjëherë në sulm, duke shfaqur hapur dëshirën dhe ambiciet për të siguruar një vend midis atyre kombëtareve që do të diskutojnë trofeun më të rëndësishëm botëror qershorin e ardhshëm.
Rusët mund ta kishin mbyllur gjithçka që në takimin e parë në Moskë, por nuk arritën të shfrytëzojnë rastet e shumta për të shënuar. Në fakt, goli që bëri diferencën ishste ai i shënuar nga Sllovenia në fundin e takmit që në ndeshjen e parë, duke bërë që në përballjen e kthimit, për skuadrën sllovene të mjaftojë vetëm një gol.
Goli që vlen një kualifikim për Slloveninë u shënua nga Zllatko Dediç në minutën e fundit të pjesës së parë. Pas pësimit të golit, rusët humbën qetësinë, duke u ndëshkuar dy herë me karton të kuq (Kerzhakov 67’ dhe Zhirkov 93’).
Slloveni 1 – 0 Rusi (Dediç 44’)