E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia kërkon Korea Jugore t`i anulojë stërvitjet

Rusia u ka shprehur ambasadorëve të Koresë Jugore dhe të Shteteve të Bashkuara “shqetësimin e thellë” të saj lidhur me stërvitjen e planifikuar të Seulit, në kohën e rritjes së tensioneve me Korenë Veriore.

Moska tha se një stërvitje e ngjashme e mbikqyrur nga ushtarakët amerikanë, e pati provokuar Korenë Veriore të hakmerret duke bombarduar ujdhesën Jeonpjeong në nëntor.

Katër vetë u vranë në incident. Stërvitjet koreanojugore pritet të mbahen nga 18 deri më 21 dhjetor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›