Rusia kërkon shpjegime nga SHBA
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se Moska do të kërkojë një shpjegim nga Uashingtoni rreth arrestimeve në Shtetet e Bashkuara të 10 të dyshuarve për spiunazh ndaj Rusisë.
Lavrov citohet nga agjencia e lajmeve Interfax të ketë thënë se çështja nuk iu është sqaruar zyrtarëve rusë. Të 10 të dyshuarit të arrestuar të dielën në shtetet New York, New Jersey, Massachusetts dhe Virginia u akuzuan dje për konspiracion për të vepruar si agjentë të paautorizuar të një qeverie të huaj.
Të gjithë përveç dy personave u akuzuan gjithashtu për pastrim parash. Një person i 11-të, i implikuar në rrjetin e spiunazhit është ende në kërkim.
Në dokumentet e gjykatës, Departamenti amerikan i Drejtësisë i cilëson të akuzuarit si persona ilegalë të ngarkuar me detyrë afatgjatë nga agjencia ruse e spiunazhit SVR. Aty thuhet se qëllimi i tyre ishte të amerikanizoheshin në mënyrë që të mblidhnin informacione nga qarqet e hartuesve të politikës amerikane.