Clinton viziton Evropën Lindore

Lufta e shkurtër e vitit 2008 mes Gjeorgjisë dhe Rusisë bëri që trupat ruse të pushtonin rajonet seperatiste të Gjeorgjisë, Osetinë e Jugut dhe Abkhazinë, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për kthimin e status quos të paraluftës.
Duke dhënë informata për shtypin mbi udhëtimin, ndihmëssekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane, Philip Gordon tha se administrata e presidentit Obama është e pakënaqur me dështimin e Rusisë për të zbatuar kërkesat e armëpushimit.
Ne respektojmë sovranitetin e Gjeorgjisë dhe integritetin territorial dhe i bëjmë thirrje Rusisë që të zbatojë angazhimet e saj të armëpushimit të gushtit të vitit 2008, që jo vetëm kërkon për mospërdorimin e forcës dhe dhënien fund të armiqësive, por u kërkon palëve të përfshira të vendosin ushtritë e tyre aty ku kanë qenë para fillimit të konfliktit, dhe kjo nuk ka ndodhur.
Zoti Gordon tha se në Armeni dhe Azerbajxhan, sekretarja Clinton do t’u kërkojë vendeve fqinje që të zbatojnë angazhimet e tyre në bazë të procesit të Grupit të Minskut, i cili synon dhënien fund të mosmarrëveshjes së kahershme mbi Nagorno-Karabakh, një enklavë e kontrolluar nga Armenia brenda Azerbaixhanit. Kohët e fundit tensionet atje janë transformuar në dhunë.
Kemi parë disa raste dhune në rajon kohët e fundit, ndaj nuk mund ta marrim stabilitetin për të qenë. Kështu që Armenia dhe Azerbajxhani do të përfitojnë nëse ecin përpara me procesin e Grupit të Minskut. Kështu që zonja Clinton do të ketë shansin të theksojë në të dy vendet atë që tha presidenti në Toronto.
Presidenti Barak Obama, presidenti rus Dmitri Medvedev dhe presidenti francez Nicolas Sarkozy, si bashkëkryetarë të Grupit të Minskut, lëshuan një deklaratë në takimin e G-20 në Kanada gjatë fundjavës që lamë pas, që u kërkon udhëheqësve të Armenisë dhe Azerbaixhanit të përfundojnë punën në parimet bazë të një marrëveshje paqeje.
Zonja Clinton zhvillon ndalesën e parë në Kiev ku do të takohet me presidentin ukrainas Viktor Yanukovych. Ndihmës Sekretari Gordon tha se ndërkohë që udhëheqësi ukrainas, i cili mori detyrën në shkurt, konsiderohet më pro-rus sesa paraardhësi i tij, ai ka ndjekur një kurs të pavarur.
Zoti Gordon tha se administrata e presidentit Obama shpreson të kapërcejë përtej nocionit që vendet e Evropës Qendrore duhet të zgjedhin nëse do të jenë pro-ruse apo pro-amerikane. Ai tha se marrëdhënie më të mira mes Moskës dhe Uashingtonit ndihmojnë në kapërcimin e atij nocioni.