E Martë, 3 Nëntor 2026

Rusia konfirmon dëmtimin e anijes luftarake në Detin e Zi

Rusia ka konfirmuar dëmtimin e anijes luftarake një ditë pasi forcat ajrore të Ukrainës thanë se kishin shkatërruar një anije zbarkimi në Detin e Zi. Më 25 dhjetor, forcat ajrore të Ukrainës bënë me dije se kishin shkatërruar një anije të marinës ruse në një sulm ajror në një bazë në Krime, duke thënë se dyshohej se anija mbante drone për përdorim në luftën e Moskës kundër Kievit.

Forca ajrore nuk e identifikoi vendndodhjen e sulmit, por komandanti Mykola Oleshchuk postoi një video të një shpërthimi në bazën detare ruse të Feodosia, në Detin e Zi në Krime, dhe tha se Novocherkassk ishte goditur.

“Dhe flota në Rusi po bëhet gjithnjë e më e vogël! Faleminderit pilotëve të Forcave Ajrore dhe të gjithë të përfshirëve për punën e filigranit!”, tha ai.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›