E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rusia konfirmon hapjen e korridoreve humanitare për dy qytete të Ukrainës

Ministria ruse e Mbrojtjes  këtë të shtunë ka bërë me dije se  korridoret humanitare do të hapen në orën 10:00 me orën e Moskës nga qytetet Mariupol dhe Volnovakha, njoftojnë mediat ndërkombëtare.

Sipas njoftimit të fundit nga zyrtarët rus një “moment qetësie” do të zbatohet që popullata civile të largohet nga qytetet. Ministria ruse bën me dije se në lidhje me këtë vendim është rënë dakord me autoritetet ukrainase.

Ndërkohë më herët, kryetari i bashkisë së Mariupolit, Vadym Boichenko bëri thirrje për një korridor humanitar, për të kaluar shoqëria civile, pas një bllokade të vazhdueshme dhe atyre që ai i ka quajtur “sulme të pamëshirshme” nga trupat ruse.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›