E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia kritikon SHBA-në për shkelje të të drejtave

Ministria e Jashtme ruse ka publikuar një raport kritik lidhur me situatën e të drejtave të njeriut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duke e paraqitur këtë raport në parlamentin e vendit, përfaqësuesi i ministrisë nga departamenti për të drejtat e njeriut, Konstantin Dolgov, tha se problemet kryesore të të drejtave të njeriut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë pabarazitë sociale, racore dhe diskriminimi etnik, pastaj paraburgimi i gjatë i të burgosurve, funksionimi i burgjeve jashtë sistemit ligjor, si dhe burgjet e mbingarkuara.

Dolgov i kritikoi Shtetet e Bashkuara për censurë, shkelje të të drejtave të votuesve, si dhe për ndalesat në internet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›