E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rusia kryen një nga sulmet më të mëdha në Ukrainë, Zelensky: Objektivi, infrastruktura energjetike

Rusia ka nisur një nga sulmet më të mëdha ajrore në Ukrainë gjatë natës, duke vrarë 2 persona dhe plagosur disa të tjerë, njoftoi ministri i Jashtëm i Kievit Andrii Sybiha. Një seri shpërthimesh të fuqishme shpërthyen në të gjithë kryeqytetin e Kievit gjatë natës ndërsa raketat u lëshuan në vend. Ministri i jashtëm i Kievit Andrii Sybiha  tha se civilët dhe infrastruktura energjetike ishin në shënjestër.

Si pasojë, njerëzit u detyruan të strehoheshin në një stacion metroje në Kiev gjatë natës.

Nga ana e  tij, sulmi i fundit rus në Ukrainë ishte një “goditje masive e kombinuar” në “të gjitha rajonet”, tha presidenti Volodymyr Zelenskyy ndërsa theksoi se “Objektivi i armikut ishte infrastruktura jonë energjetike në të gjithë Ukrainën”.

Presidenti ukrainas shtoi se “terroristët rusë kishin përdorur “rreth 120 raketa dhe 90 dronë. Dronët përfshinin Shahed të projektuar nga Irani. Për momentin, zonat janë pa energji, dhe të gjitha forcat e nevojshme janë të përfshira në eliminimin e pasojave dhe në restaurim”, tha presidenti ukrainas.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›