Rusia kunder largimit te OKB-se nga Siria

Ministria e Jashtme e Rusisë paralajmëroi Organizatën e Kombeve të Bashkuara për pasoja të rënda për të gjithë rajonin, nëse misioni i saj do të largohet nga Siria.
Paralajmërimi i zëvendësminsitrit Gatilov erdhi ndërsa OKB përgatitet të tërheqë formalisht misionin nga vendi arab, pas skadimit të mandatit ditën e dielë.
Në një komunikim drejtuar Departamentit Amerikan të Shtetit, Moska “theksoi rëndësinë e mbajtjes së prezencës së OKB-së brenda Sirisë”.
Sipas rusëve, “tërheqja e misionit do të ketë rrjedhoja të rënda dhe negative jo vetëm për Sirinë e vendin, por për të gjithë rajonin”.
Ish-Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan, ndërmjetësoi një plan paqeje prej gjashtë pikash, por ai dha dorëheqjen në korrik, përballë pamundësisë së arritjes së rezultateve konkrete pas disa muajsh përpjekje për paqësimin e palëve ndërluftuese.
Sipas raporteve të OKB-së, të paktën 23 mijë sirianë kanë humbur jetën në konfliktin e nisur në mars 2011.