E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rusia largon 700 mijë fëmijë nga zonat e konfliktit në Ukrainë

Rusia largon 700 mijë fëmija nga Ukraina. Lajmi është bërë me dije nga kreu i komitetit ndërkombëtar në Këshillin e Federatës, Grigory Karasin, i cili tha se fëmijët janë dërguar në Rusi, duke i shpëtuar nga zonat e konfliktit në Ukrainë.

Moska thotë se programi i saj për sjelljen e fëmijëve nga Ukraina në territorin rus është mbrojtja e jetimëve dhe fëmijëve të braktisur në zonat e konfliktit.

Megjithatë, Ukraina thotë se shumë fëmijë janë dëbuar ilegalisht , ndërsa SHBA thotë se mijëra fëmijë janë larguar me forcë nga shtëpitë e tyre.

Pjesa më e madhe e lëvizjes së njerëzve dhe fëmijëve ndodhi në muajt e parë të luftës, e cila filloi në shkurt 2022.

Në korrik 2022, SHBA vlerësoi se Rusia kishte “deportuar me forcë” 260,000 fëmijë, ndërsa ministria e Integrimit të territoreve të okupuara të Ukrainës thotë se 19,492 fëmijë ukrainas konsiderohen aktualisht të dëbuar ilegalisht.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›