Rusia lëshon urdhër arresti për të venë e Navalnit, reagon Julia: Në burg duhet të shkojë Putini

Rusia ka lëshuar urdhër arresti për të venë e ish-liderit të opozitës ruse Aleksei Navlani që ndërroi jetë në burg në Siberi në shkurt të këtij viti.
E veja e Aleksei Navalnit u akuzua në mungesë nga Gjykata e Qarkut Basmanny të Moskës për “pjesëmarrje në një organizatë ekstremiste” dhe është futur në listën e të kërkuarve.
Gjykata tha se “kishte rënë dakord me kërkesën e hetuesve dhe kishte vendosur për një masë parandaluese në formën e dy muaj burgim”.
Julia Navalnia po vazhdon punën e bashkëshortit të saj Aleksei Navalnit, i cili vdiq më 16 shkurt në një koloni penale ruse në Rrethin Arktik pas vitesh burgim.
E veja e Navalit ka komentuar urdhër-arrestin e lëshuar ndaj saj duke shkruar se “kur shkruani për këtë, ju lutem mos harroni të përmendni gjënë kryesore: Vladimir Putin është një vrasës dhe një kriminel lufte. Ai duhet të jetë në burg, jo në Hagë (ku ndodhet Gjykata Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara, shënimi i redaktorit) në një qeli komode me TV, por në Rusi – në të njëjtën koloni penale dhe në të njëjtën qeli dy me tre metra, në të cilën ai vrau Aleksein”
/rtsh.al/