E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusia mbështet rolin e BE në armëpushimin me Gjeorgjinë

Gjatë një konflikti në gusht, Rusia shtypi një përpjekje ushtarake të Gjeorgjisë për të rimarrë nën kontroll provincën e saj separatiste të Osetisë së Jugut. Moska ka njohur pavarësinë e Osetisë së Jugut dhe të provincës tjetër rebele të Abkhazisë, duke i marrë ato nën ombrellën a saj të sigurisë.
    
Sipas një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga presidenti francez, Nikolas Sarkozi, Bashkimi Evropian ka dërguar 240 vëzhgues të paarmatosur në Gjeorgji për të mbikëqyrur armëpushimin e brishtë mes dy vendeve. Gjeorgjia tani kërkon që edhe SHBA-ja t'i bashkëngjitet këtij misioni monitorues.
    
"Prania e monitoruesve të BE-së në territoret gjeorgjiane në kufi me Osetinë e Jugut dhe Abkhazinë përbën një faktor të rëndësishëm stabilizimi dhe ne e mbështesim këtë prani," deklaroi Lavrov për televizionin shtetëror "Vesti-24".
    
Asnjë shtet, veç Rusisë dhe Nikaraguas, nuk e ka njohur pavarësinë e Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut. Por Moska, duke u shprehur se duhet të njihet statusi i tyre i veçantë nga ai i Tbilisit, ka bllokuar hyrjen e vëzhguesve në të dyja krahinat.
    
Sipas Lavrov kërkesa e Gjeorgjisë ishte pjesë e një plani për të tërhequr palën amerikane në këtë konfrontim.
    
"Ideja është absolutisht e qartë dhe ne ia kemi bërë të ditur kolegëve amerikane këtë gjë", u shpreh Lavrov.
    
"Kjo kërkesë është për të tërhequr amerikanët në Gjeorgji dhe për t'i kundërvënë ata ndaj ushtrisë ruse", theksoi Lavrov.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›