E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahmedinexhad betohet para parlamentit iranian

Ahmedinexhad ka premtuar se zgjedhjet e 12 qershorit, të kontestuara nga opozita, do të shënojnë fillimin e ndryshimeve të rëndësishme në Iran dhe në të gjithë botën.

Ai ka premtuar gjithashtu se Irani do të vazhdojë t’iu rezistojë vendeve “pushtuese” dhe do të luftojë për të ndryshuar mekanizmat e diskriminimit në botë, në të mirën e të gjitha kombeve.

Më tej, presidenti iranian ka folur edhe për mungesën e urimeve nga vendet perëndimore, duke u shprehur: “Kemi dëgjuar se disa liderë të Perëndimit kanë njohur qeverinë e re, por nuk e kanë uruar atë. Kjo tregon se ata e duan demokracinë vetëm për interesa të caktuara që nuk respektojnë të drejtat e të gjithë popujve”.

Gjate betimit, jashtë Parlamentit qindra manifestues janë mbledhur për të protestuar, por janë shpërndarë nga policia.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›