E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia mbyll konsullaten ne Siri

Rusia ka mbyllur Konsullatën e Përgjithshme në Alepo të Sirisë për një afat të papërcaktuar.”Puna e Konsullatës së Përgjithshme të Federatës Ruse në Aleppo është pezulluar”, informoi Ministria e Jashtme në një deklaratë.

“Përsa i përket të gjitha çështjeve, përfshi ato me karakter konsullor, të interesuarit duhet t’i adresohen Ambasadës Ruse në Damask”.

Besohet se vendimi për mbylljen e konsullatës u mor si rrjedhojë e intensifikimit të luftimeve në qytetin me dy milionë banorë dhe pamundësisë për të mbrojtur selinë diplomatike nga një goditje e mundshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›