E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca intensifikon luftimet ne Mali

Vec bombarimeve nga ajri në bazat e rebelëve, ka nisur dhe fushata në terren.
Franca ka intensifikuar operacionet ushtarake në Mali .

Zëdhënës të ushtrisë franceze dhe të asaj të Malit bënë me dije se kanë ndërmarrë një ofensivë të përbashkët për të rimarrë kontrollin e qytetit të Diabaly-t, 350 kilometër në veri të kryeqyteti Bamako.

Pjesa më e madhe trupave në mision janë të qeverisë së vendit afrikano-perëndimor të mbështetura nga trupat e vendeve fqinje dhe nga forcat speciale franceze.

Franca mori mbështetjen nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, diten e hene ndërsa vendet perëndimore po shqyrtojnë mundësinë e ndihmës luftarake.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›