Rusia ndalon librin e Hitlerit Mein Kampf

Moskë, 26 mars, NOA - Prokurorët e Rusisë kanë
ndaluar librin Mein Kampf të Adolf Hitlerit, me qëllim që të frenohet shtimi
i grupeve militante të së djathtës ekstreme. Zyra e prokurorit të përgjithshëm, njoftoi sot,
se ndalimin e librit e arsyetonte me diskrimimin dhe shkatërrimin e racave jo-ariane.
Deklarata thekson se libri i Adolf Hitlerit, që prej viti 1925, gjendej i lirë në disa faqe Interneti dhe ishte shitur në mënyrë gjysmë legale nga librashitësit.
Aktualisht Rusia ka ligjin, që të gjitha librat e shkruara nga liderët e Partisë Naziste Gjermane, automatikisht i kualifikon si ekstremiste. Por Mein Kampf nuk është emëruar në mënyrë të qartë si libër i ndaluar. Pas masës së fundit, shitja ose shpërndarja e librit Mein Kampf do të gjobitet.
m.xh/NOA/EL